Ylli i Romës paralajmëron Juventusin

Sport November 04, 2016 - 21:39

Bruno Peres beson se Roma është e aftë të luftojë për titull deri në fund të sezonit

Mbrojtësi i Romës, Bruno Peres beson se pjesa e fundit e sezonit do të jetë vendimtare për fitimin e titullit të Serie A. Giallorossët aktualisht janë katër pikë prapa kampionëve aktualë, Juventusit, por mbrojtësi brazilian beson se ata mund të luftojnë deri në fund për titullin.

“Ne jemi ende në fillim. Nuk kanë shkuar shumë ndeshje, tani ne duhet të përpiqemi dhe të gabojmë sa më pak që të jetë e mundur në mënyrë që të mund të qëndrojmë në afërsi të juventusit”, ka thënë Peres për faqen zyrtare të Romës.

“Mendoj se këtë sezon do të jetë pjesa e fundit e kampionatit që do të jetë vendimtare në kuptimin që kush do të fitojë ‘Scudetton’”, shtoi ai.