Ibrahimovici e ‘shkatërroi’ Martialin (Foto)

Sport November 04, 2016 - 23:08

Anthony Martial është lënduar kur Manchester Unitedi ia mori numrin atij për t’ia dhënë Zlatan Ibrahimovic, kështu thotë agjenti i lojtarit

Sulmuesi francez, Anthony Martial, nuk po kalon një edicion të mirë te Manchester Unitedi, transmeton Gazeta Express.

Ish numri nëntë i ‘Djajve të Kuq’, numër të cilin tani e mban Ibrahimovic, ka bërë këtë edicion shtatë paraqitje në Premierligë, teksa ka shënuar vetëm një gol.

Problemi për këtë formë të dobët të francezit, duket se fajtor është Zlatan Ibrahimovic. Të paktën kështu lë të kuptohet agjenti i Martial, i cili tha se klienti i tij është lënduar shumë kur gjatë verës klubi ia mori atij numrin për t’ia dhënë Ibrës, përcjell Gazeta Express.

“Nuk do të gënjej, ai u dëshpërua kur Manchester Unitedi ia mori numrin për t’ia dhënë Ibrahimovicit. Ishte i befasuar dhe i zhgënjyer për një kohë”, tha agjenti i lojtarit.

“Personalisht, nuk jam pajtuar me këtë veprim të klubit, që tregon mosrespektim për Martialin. Ne tashmë e kemi tejkaluar këtë, por nuk e kemi harruar”, shtoi ai. /Express