Chelsea shkatërron Evertonin, merr kreun e tabelës (Video)

Sport November 05, 2016 - 20:23

Chelsea ka shkatërruar Evertonin në ‘Stamford Bridge’, duke e mposhtur me rezultat 5:0 – për ta marrë kreun e tabelës

Chelsea i Antonio Contes ka vazhduar me formën e mirë në Premierligë. ‘Blutë e Londrës’ kanë shkatërruar Evertonin në ‘Stamford Bridge’, duke e mposhtur me rezultat të thellë 5:0, në një ndeshje ku shkëlqyen Eden Hazard e Pedro Rodriguez, përcjell Gazeta Express.

Golat për ‘Blutë e Londrës’ i shënuan Hazard (19’ dhe 56’), Marcos Alonso (20’), Costa (42’) dhe Pedro Rodriguez (65’).

Pas kësaj fitoreje, Chelsea ka rrëmbyer kreun e tabelës në Premierligë. ‘Blutë e Londrës’ gjenden në vendin e parë me 25 pikë një me shumë se Manchester City dhe dy më shumë se Arsenal e Liverpool, këto dy të fundit nesër do t’i zhvillojnë ndeshjet ndaj Tottenham, respektivisht Watford.

.