Simeone flet për gjyqtarin pas humbjes shokuese nga Real Sociedad

Sport November 05, 2016 - 22:21

Diego Simeone thotë se nuk ka justifikime për humbjen 2:0 nga Real Sociedad

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka refuzuar që të justifikojë humbjen e ekipit të tij në përballjen e sotme kundër Sociedadit, teksa lavdëroi gjyqtarin kryesor të ndeshjes.

“Nuk ka justifikime. Të dy penaltitë u akorduan me të drejtë. Gjyqtari gjykoi mirë të dy rastet. Humbja erdhi si pasojë e lojës së mirë të Sociedadit”, theksoi Simeone.