Napoli e Lazio ndajnë pikët (Video)

Sport November 05, 2016 - 22:50

Napoli e Lazio kanë ndarë pikët në xhiron e 12’të në Serie A, duke barazuar 1:1 në ndeshjen që u zhvillua në ‘Sao Paolo’

Napoli nuk ka mundur të marrë më shumë se një pikë në xhiron e 12’të në Serie A, duke barazuar 1:1 me Lazion para tifozëve të vet.

Të parët në epërsi kaluan napolitanët përmes Marek Hamsik, i cili shënoi në minutën e 52’të. Por, gëzimi i vendasve zgjati dy minuta, pasi Balde Diao Keita barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 54’tër, që doli të jetë ai përfundimtar.

Pas këtij barazimi, Napoli gjendet në pozitën e pestë me 21 pikë, derisa Lazio në atë të tretë me 22 pikë. /Express/