Mustafi tregon njëherë e mirë pse zgjodhi Gjermaninë para Shqipërisë

Sport November 05, 2016 - 23:01

Mbrojtësi i Arsenalit, Shkodran Mustafi, në një intervistë për Goal.com ka zbuluar pse zgjodhi Përfaqësuesen e Gjermanisë para Kombëtares së Shqipërisë.

Ylli shqiptar ka thënë se nuk mund t’ia kthente shpinën Gjermanisë pas gjithë atyre të mirave që i kishte ofruar.

“Vendosa të luaj me Gjermaninë sepse ky vend me dha diçka dhe me ndihmoi gjatë rinisë time”.

“Duhet të jesh mirënjohës teksa jeton në një vend që ka shkolla dhe spitale të mira dhe të ofron mundësitë më të mira për të jetuar”.

“Kur morra ftesë nga Shqipëria, kam folur me trajnerin dhe tashmë ai e kishte ndarë mendjen për mua. Në atë moment jam ndjerë i veçantë, sepse prindërit e mijë janë rritur atje dhe unë gjithashtu e identifikoj vetën me atë vend. Gjithmonë e vizitoj familjen atje, nuk kishte kuptim të ndryshoja mendjen”, ka thënë Mustafi.

Vlen të theksohet se Mustafi është me prejardhje nga Gostivari i Maqedonisë. /Telegrafi/