Derbi i Prishtinës

Sport November 06, 2016 - 19:56

Sigal Prishtina e ka fituar derbin e xhiros së gjashtë të Superligës, pasi e ka mposhtur Trepçën në derbin e moçëm, i cili u zhvillua në Mitrovicë, shkruan Zeri.info.

Bardhekaltrit kanë fituar 74:59, në ndeshjen e cila për një moment është ndërprerë pasi tifozët mitrovicas kanë hedhur gjësende në drejtim të Drilon Hajrizit, pasi nuk e kanë pritur aspak mirë transferimin e tij tek prishtinasit.

Mitrovicasit e kanë fituar periudhën e parë me pesë pikë epërsi, 21:16, ndërsa ajo e dytë u ka takuar kryekëput prishtinasve, 21:7.

10 minutëshi i tretë u ka takuar “Xehetarëve”, 17:14, ndërsa në periudhën e katërt dhe vendimtare, prishtinasit fituan 23:14, për ta siguruar përfundimisht fitoren me 15 pikë epërsi.

Mj Rmett ka qenë më i miri tek prishtinasit me 21 pikë, kurse tek mitrovicasit më i miri ishte Frederic Stutz me 11 pikë.

Dueli tjetër i zhvilluar të dielën mbrëma ndërmjet Rahovecit dhe Bashkimit, i ka takuar ekipit prizrenas, i cili fitoi 79:60 (29:14, 17:15, 19:19 e 16:10).

Imer Tahiri u shqua më së shumti tek prizrenasit me 15 pikë, kurse Mustafë Merovci ishte lojtari më i dalluar i therandasve me 13 pikë.

E të shtunën mbrëma janë zhvilluar dy ndeshje. Peja e ka mundur me lehtësi Vëllaznimin, 113:57, kurse Golden Eagle Ylli fitoi në duel me Kerasan Prishtinën, 95:60. /Zëri/