Morata flet për formën e Ronaldos

Sport November 06, 2016 - 20:35

Alvaro Morata nuk ka dyshime se Cristiano Ronaldo është më i miri në botë

Ylli i ‘Los Blancos’, Cristiano Ronaldo, ka dështuar të shënojë sërish në ‘Santiago Bernabeu’, ku Reali fitoi 3:0 ndaj Leganes. Por, pavarësisht kësaj, sulmuesi ALvaro Morata, i cili shënoi golin e tretë ndaj Leganes, tha se Ronaldo do të gjejë rrugën drejt golave dhe se ai është më i miri në botë.

“Cristiano është një makinë që mund të shënoje 5 gola brenda një ndeshje të vetme. Nuk shënoi sot, po ai është një lojtarë i madh dhe lojtari më i mirë në botë për mua”, deklaroi Morata. /Express/