Fitore e Barcelones (Video)

Sport November 06, 2016 - 22:38

Barcelona ka marrë tri pikë shumë të rëndësishme në xhiron e 11’të në La Liga, duke mposhtur me shumë vështirësi Sevillan

Barcelona ka vazhduar me formën e mirë në La Liga. Ekipi i Luis Enriques vazhdon të mbetet në hap me Real Madridin pasi ka siguruar një tjetër fitore.

Barcelona mposhti Sevillan si mysafirë me rezultat 2:1. Të parët në epërsi kaluan vendasit përmes Vitolos në minutën e 15’të. Por, Leo Messi në minutën e 43’të dhe Luis Suarez në atë të 61’të, përmbysën rezultatin ndaj Sevillas për të fituar në fund 2:1.

Pas këtyre tre pikëve, Barcelona gjendet në pozitën dytë me 25 pikë të grumbulluara, dy më pak se Real Madridi. /Express/