Ja si i shpëtoi vdekjes ky shofer i Formula 3

Sport November 06, 2016 - 23:10

Për fat të keq, vetëm aksidentet aktuale mund t’i dëshmojnë standardet e sigurisë në sportin e garave me vetura, dhe kjo video e dëshmon më së miri.

Gjatë kampionatit britanik të F3, që u zhvillua në Oulton Park në Cheshire, Ameya Vaidyanathan i shpëtoi vdekjes pasi ulësja e tij fluturoi.

Indiani, që ishte në pozitën e 10, pësoi aksident me formulën e tij e cila u rrokullis disa herë para se të ndalej, transmeton Gazeta Express.

Për fat të mirë, ai nuk u lëndua dhe i shpëtoi vdekjes. Shikojeni aksidentin e tij: