Klopp: As ylli i Barcelonës nuk ka vend në formacionin tim (Foto)

Sport November 06, 2016 - 23:24

Jurgen Klopp ka lavdëruar djelmoshat e tij për paraqitjen ndaj Watford, duke thënë se ka një skuadër të kompletuar

Trajneri i Liverpoolit, Juregn kloppp, thotë se ka një skuadër të kompletuar dhe se momentalisht asnjë lojtarë tjetër nuk ka vend në formacionin e tij.

Në formë shakaje, Klopp deklaroi se as ylli i Barcelonës, Luis Suarez, nuk do të kishte vend në këtë formacion po të rikthehej te ‘Të Kuqtë”.

“Edhe sikur ta kishim Luis Suarezin, ai do të ishte vetëm në bankën rezervë”, u përgjigj në formë shakaje Klopp pas paraqitjes fantastike të djelmoshave të tij, që shkatërruan Watfordin duke e mposhtur 6:1.

Liverpooli tani është lider në Premierligë me 26 pikë të grumbulluara, një më shumë se përcjellësi më i afërt, që është Chelsea. /Express/

Image