Ja banderola që shpalosën turqit në ndeshjen me Kosovën

Sport November 12, 2016 - 21:03

Gjatë momentit kur luheshin himnet e Turqisë dhe Kosovës në stadiumin e Antalias, tifozët turq shpalosën një banderolë gjigante me hartën e shtetit të tyre dhe një moment të shkëputur nga grushti i dështuar i shtetit më 15 korrik të këtij viti.

Në banderolë shkruhej: “Dëshmorët nuk vdesin. Atdheu nuk ndahet”, duke iu referuar kështu tentativës për grusht shteti që dështoi pasi populli doli në rrugë kundër ushtrisë. Koreografia e tifozëve turq ka tërhequr vëmendjen e shumë mediave sportive.