Astrit Dehari, ishte tifozë i madh i Kombëtares Shqiptare (FOTO)

Sport November 12, 2016 - 22:36

Astrit Dehari si duket ishte një tifozë i madh i Kombëtares së Shqipërisë. Kjo bëhet e ditur në një fotografi e cila po qarkullon në rrjetin social “Facebook”.

Madje, Dehari kishte qenë i pranishëm në çdo lojë që Shqipëria ka luajtur. 

Edhe tifozët e Kombëtares Shqiptare në shenjë kujtimi për aktivistin e VV-së, Astrit Dehari në minutën e 26 të ndeshjes kundër Izraelit kanë brohoritur ‘Unë jam Astriti’.

Ata e kanë ndërrmarrë këtë veprim pikërisht në këtë minutë pikërisht për faktin që Dehari ishte 26 vjeç.

Ndryshe, Astrit Dehari vdiq në rrethana të pasqaruara në Qendrën e Paraburgimit në Prizren të shtunën e kaluar. /ZERI/ 

Image