Shqipëria me nëntë lojtarë mposhtet nga Izraeli (VIDEO)

Sport November 12, 2016 - 22:39

 

Shqipëria ka pësuar edhe humbjen e dytë në eliminatorët për Kampionatin Botëror, duke u mposhtur në ‘Elbasan Arena’ 0:3 nga Izraeli, në një ndeshje që do të ngrit shumë dilema falë disa vendimeve kontroverse të gjyqtarit kryesor.

Kuqezinjtë në minutat e parë të ndeshjes, tentonin të tregonin autoritetin e vendasit, por gjithçka ndryshoi kur gjyqtari akordoi penallti të dyshimtë, duke pretenduar në ndërhyrje të palejuar të Gjimshitit. Ky i fundit u ndëshkua edhe me karton të kuq.

Penalltinë në gol e shndërroi Zahavi në minutën e 18’, për 0:1.

Me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Në minutën e 55’ të pjesës së dytë, gjërat bëhen më keq për Shqipërinë kur Berisha ndëshkohet me karton të kuq pas një zënke me futbollistin e Izraelit, ku gjyqtari edhe akordoi penallti.

Por, golin nga penalltia izraelitëve iu mohoi portieri Hoxha me një super pritje.

Me dy lojtarë më tepër në fushë, gjërat ishin më të lehta për mysafirët, që në minutat 66’ me anë të Einbinder dhe 84’ Atar, shënuan edhe dy gola tjerë.