Kapiteni i Kombëtares flet për kartonin e kuq të Berishës

Sport November 12, 2016 - 23:06

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ansi Agolli, ka thënë se duhet ta harrojnë sa më parë humbjen tronditëse nga Izraeli, teksa shtoi se kartoni i kuq ndaj Etrit Berishës ndryshoi krejtësisht ndeshjen.

“Duhet ta harrojmë sa më shpejtë këtë ndeshje dhe të shohim para. Është e vështirë të flasim për këtë ndeshje, pasi kjo humbje dhemb shumë – humbëm në fushën tonë”, tha fillimisht ai, përcjell Gazeta Express.

“Kartoni i dytë ndryshoi gjërat, Berisha është një lojtarë me eksperiencë. Megjithatë duhet ta harrojmë sa më shpejtë këtë”, shtoi ai.