Gjimshiti tregon çka i tha gjyqtari pasi e ndëshkoi me të kuq

Sport November 12, 2016 - 23:47

Berat Gjimshiti ka thënë se i vjen keq për kartonin e kuq që mori kundër Izraelit

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen kundër Izraelit dhe për këtë i vjen shumë keq.

Ai po ashtu tregoi edhe bisedën e tij të shkurtër me gjyqtarin e takimit.

“Më vjen keq që ka ndodh kjo sepse nuk kam mundur të ndihmojë skuadrën në pjesën tjetër të skuadrës. E pyeta pse penallti dhe karton të kuq, ai më tha shumë shkurt se kështu janë rregullat”, tha Gjimshiti pas ndeshjes.