Vedati i Stupcave bëhet edhe menaxher futbolli, bashkëpunim me agjentin e Messit

Sport November 22, 2016 - 20:15

Vedat Bajrami përveç aktrimit një pjesë të madhe të jetës së tij ia ka kushtuar edhe sportit

Aktori Vedat Bajrami tashmë edhe profesionalisht do të merret edhe me sport, saktësisht si menaxher i futbollistëve.

Ai dhe kompania e tij VBS kanë lidhur bashkëpunim me partnerët Alda Sport dhe LPAA, për t’u ndihmuar futbollistëve të rinj kosovarë dhe atyre nga diaspora.

Bajrami dhe partnerët e tij tashmë kanë nisur edhe bashkëpunimet me menaxherë të tjerë, njëri prej tyre edhe ai i Leo Messit,  Josep Maria Minguella.

Ky bashkëpunim do të jetë në të mirë të talenteve kosovarë dhe të atyre të diasporës, të cilët do të kenë mundësi të luajnë në ekipet më të mira të botës.