Peja e mbyll me humbje eksperiencën evropiane

Sport November 22, 2016 - 22:06

Peja e ka mbyllur me humbje eksperiencën e parë në FIBA Europe Cup, shkruan Zeri.info.

Skuadra Verdhezi e ka pësuar humbjen e pestë në Grupin G sonte pasi u mposht në shtëpi nga skuadra turke, Gaziantep, 66:76.

Pejanët e kanë mbyllur me epërsi çerekun e parë, 21:15, por në atë të dytë më të mirë ishin mysafirët, 24:20, derisa pjesa e parë u mbyll 41:39 për ekipin kosovar.

Në periudhën e tretë përsëri dominuan turqit, 18:14, për të kaluar në avantazh pas 30 minutash lojë, 57:55 për mysafirët.

Këta të fundit u treguan më të mirë edhe në 10 minutëshin e fundit, të cilin e mbyllën 19:11, për të fituar në fund me 10 pikë dallim dhe për ta mbyllur fazën e grupeve në pozitën e parë.

Tek Peja, Veseli dhe Reed shënuan nga 14 pikë, kurse Ahmetbasic e Dahlman shtuan nga 13.

E tek mysafirët u shqua më së shumti Rautins me 20 pikë. /Zëri/

FIBA Europe Cup

Group G

Peja – Gaziantep 66:76

Tabela

1. Gaziantep    6          11

2. Cluj U-BT   5          9

3. Peja             6          7

4. Petrolina      5          6