Kualifikohen Reali e Juventusi

Sport November 22, 2016 - 22:43

Real Madridi dhe Juventusi janë kualifikuar në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve, shkruan Zeri.info.

Los Blancos fituan 2:1 në shtëpi të Sporting Lisbonës, për ta prerë biletën në mesin e 16 skuadrave më të mira të këtij evenimenti.

Raphael Varane dhe Karim Benzema i kanë shënuar golat për ekipin e Zinedine Zidane, kurse Adrien Silva shënoi nga penalltia për portugezët, të cilët luajtën nga minuta e 64-t pa Joao Pereira, që u ndëshkua me karton të kuq.

Reali iu bashkua Dortmundin për të ecur tutje nga Grupi F.

Image

Ndërkohë, Juventusi e shënoi një fitore të madhe ndaj Sevillas në udhëtim, 3:1, për të shkuar tutje.

Claudio Marchisio ka shënuar nga penalltia, kurse nga një gol në pjesën e dytë e shënuan edhe Leonardo Bonucci e Mario Mandzukic për gjigantin italian, kurse për vendësit shënoi Nicolas Pareja.

Sevilla luajti nga minuta e 36-të me 10 futbollistë pas ndëshkimit me karton të kuq të Franco Vazquez. /Zëri/