Edhe hendbollistja nga Norvegjia Mirela Gjikokaj pjesë e Kombētares së Kosovës

Sport November 23, 2016 - 21:11

Kombëtarja e Kosovës nga sot në radhët e veta do të ketë një hendbolliste cilësore nga diaspora, fjala është për 17-të vjeçaren Mirela Gjikokaj e cila vjen nga Norvegjia.

Mirela është anëtare e skuadrës elite të Danimarkës Follo për momentin ne skuadrën juniore dhe kohë pas kohe edhe në skuadrën e parë.

Hendbollistja e talentuar sot përfundimisht rregulloi te gjithë dokumentacionin dhe nga data 25 nëntor do te jetë në dispozicion të përzgjedhësit në përgatitjet e përbashkëta. Mirela luan ne pozitën a bekut te majtë dhe lojtares se qendrës dhe shquhet si organizatore por edhe shënuese e dalluar.

Dihet se ma herët edhe një hendbolliste nga Diaspora ju ka bashkua Kombëtares së Kosovës, fjala është për talenten 17-të vjeçare nga Gjermania Fitore Aliu, e cila me sukses luan bekun e djathtë( majtake).

Kombëtarja e Kosovës ne kualifikimet për botërorin 2017 do te jetë mjaftë e kompletuar, shpresojmë se me angazhimin e Leonora Demaj, Murela Gjikokaj, Fitore Aliu, lojtaret me përvojë Burneta Rama, Njomza Kelmendi... Kombëtarja jonë do te ketë paraqitje dinjitoze.