Barcelona pa problem (VIDEO)

Sport November 23, 2016 - 22:46

Barcelona ka fituar në fushën e Celticut, 2:0.

Katalunasit mposhtën skocezët falë dy golave të yllit argjentinas, Leo Messi.

Golin e parë Messi e shënoi në minutën e 24-të, ndërsa të dytin në të 55-tën nga penalltia.