Drenica shkarkon trajnerin

Sport November 25, 2016 - 18:43

Pas rezultateve të dobëta në Superligë, klubi i Drenicës ka liruar nga detyra trajnerin Afrim Jashari

Kryesia e klubit ka mbajtur një mbledhje pas humbjes së sotme nga Feronikeli dhe ka vendosur për shkarkimin e trajnerit Jashari.

“Kryesia e klubit, ka mbajtur një mbledhje me datë 25.11.2016, pas ndeshjes me KF Feronikelin, ku ka analizuar ndeshjen e fundit dhe rrjedhën e stinorit në tërësi, dhe ka vendosur ta lirojë nga detyra kryetrajnerin, Afrim Jashari. Klubi e falënderoj përzemërsisht për punën dhe angazhimin e deritanishëm si dhe kontributin që ka dhënë për klubin në vazhdimësi”, thuhej në njoftimin e klubit.