Tronditet Barcelona

Sport November 25, 2016 - 19:37

Gerard Pique është në dyshim për ndeshjen ndaj Real Sociedad

Sipas asaj që shkruajnë mediat spanjolle, mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, mund të humbasë sfidën e së dielën ndaj Real Sociedad, pasi nuk është stërvitur sot me pjesën tjetër të skuadrës, shkruan Gazeta Express.

Pique luajti gjithë ndeshjen ndaj Celticut në Ligën e Kampionëve, ku bëri paraqitje tejet të mirë – por tani mediat spanjolle shkruajnë se 29 vjeçari ka probleme me pulpën e këmbës dhe është ën dyshim për ndeshjen në “Anoeta”. /Express/