Mihajlovic qesh me çmimin e Belottit, tallet me Manchester Unitedin

Sport November 25, 2016 - 22:48

inisa Mihajlovic mendon se asnjë lojtarë nuk vlen 100 milionë euro

Andrea Belotti është duke shkëlqyer këtë edicion, i cili ka bërë që shumë skuadra të interesohen për shërbimet e italianit. Sipas mediave italiane e britanike, Manchester United është gati të paguajë klauzolën e lojtarit, që është 90 milionë euro.

Kjo shifër e ka bërë të qesh trajnerin e Torinos, Sinisa Mihajlovic.

“Nëse ka ndonjë skuadër që dëshiron të paguajë shifra të tilla atëherë mirë, por mendoj se është e ekzagjeruar’, tha fillimisht ai.

“Nuk mendoj se ndonjë lojtarë vlen 90 milionë apo 100 milionë, po ashtu Belotti e Pogba. Nëse po, atëherë ata duhet të shënojnë nga katër gola në ndeshje dhe t’i fitojnë ato krejtësisht të vetëm”, shtoi ish trajneri i Milan.

“Nëse një ditë largohet Belotti, e rëndësishme është që parat nga shitja e tij t’i shfrytëzojmë për të ndërtuar sa më mirë skuadrën. Por, shpresoj se ai do të qëndrojë sa më gjatë këtu gjatë kohës që unë jam trajner”, shtoi Mihajlovic. /Express/