Në Kosovë vie turneu prestigjioz ‘Uhilas Talent Cup 2016’

Sport November 25, 2016 - 23:22

Talentët e futbollit në grupmoshat U11, fundjavën e parë të dhjetorit do të kenë një rast ideal për ta dëshmuar talentin e tyre para ekspertëve.

Më 4 Dhjetor 2016, në Pallatin e Sporteve "Bill Klinton" në Ferizaj, do të mbahet turneu i njohur botëror UHILAS TALENT CUP 2016, për talentët e lindur në vitin 2006.

Përveç shpërblimeve për ekipet më të mira, bëhet e ditur se ekipi që shpallet kampion do të udhëtojë në Gjenevë të Zvicrës për të marrë pjesë në turneun CSI TALENT CUP (fb: NV Logistics CSI Talent Cup U11), ku pjesëmarrëse do të jenë edhe klubet e njohura evropiane në futboll si:

- Ajax

- Lyon

- Ëest Ham

- Malaga

- Servette, e shumë ekipe tjera.

Poshtu do të ketë shpërblime të tjera për 3 ekipet më të mira, si dhe shpërblime të veçanta për lojtarin, portierin më të mirë të turneut.

Ekipet e interesuara mund të paraqiten në numrat e telefonit:

045100015

045570211.

Rreth regjistrimit apo pjesëmarrjes mund të na shkruani edhe në faqen tonë #SportPLUS.