A do të luajë Neymar, i cili rrezikon 'El Clasicon'? Përgjigjet Enrique

Sport November 26, 2016 - 19:37

Nyemar do të luajë ndaj Real Sociedad

Neymar, i cili ka katër kartonë të verdhë dhe rrezikon të humbasë “El Clasicon” nëse ndëshkohet me të verdhë, nuk do të pushohet ndaj Real Sociedad.

Trajneri i katalunasve, Luis Enrique, thotë se pikët ndaj Sociedad janë po aq të vlefshme sa në “El Clasico”, andaj ai do të zbresë në fushë të dielën mbrëma.

“A po talleni? Tri pikët në “Anoeta” vlejnë sa ato në “El Clasico”, tha Enrique duke e bërë të qartë se anësori brazilian do të startojë në ndeshjen e nesërme, shkruan Gazeta Express.