Po rikthehet Milan, shkatërron Empolin

Sport November 26, 2016 - 22:40

Milan e ka mposhtur 4:1 Empolin

Milani i Vincenzo Montella ka vazhduar me formën e mirë në Serie A. Kuqezinjtë kanë arritur fitore të rëndësishme në xhiron e 14’të në Serie A duke e mposhtur 4:1 Empolin në stadiumin “Carlo Castellani”, shkruan Gazeta Express.

Golat për Milanin i shënuan Gianluca Lapadula (15’ dhe 78’), Suso (62’) dhe autogol nga Andrea Costa (64’). Golin e vetëm për Empolin e shënoi Riccardo Saponara (17’).

Pas kësaj fitoreje, Milan i është ofruar në katër pikë liderit Juventusit, që të dielën përballet me Genoan.