Ronaldo lë prapa Messin dhe Suarezin (Foto)

Sport November 26, 2016 - 23:35

Cristiano Ronaldo po e rigjen atë formën e dikurshme

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka heshtur kritikët, duke u bërë top-golashënuesi i La Ligas, me dy golat që realizoi të shtunën ndaj Sporting Gijonit, shkruan Gazeta Express.

Me këto dy gola, Ronaldo ka shkuar në 10 finalizime, dy më shumë se Lionel Messi dhe Luis Suarez që deri më tani kanë realizuar nga tetë gola.

Por, këta dy të fundit kanë mundësi t’i ndryshojë numrat, pasi të dielën përballen me Real Sociedadin.

Image