Kështu duket njëri nga të mbijetuarit e rrëzimit të aeroplanit (FOTO)

Sport November 29, 2016 - 20:00

76 nga 81 udhëtarët e aeroplanit që u rrëzua mbrëmë në një rajon të Kolumbisë, e kanë gjetur vdekjen, raporton zeri.info.

Në aeroplan gjendej kontingjenti i klubit brazilian, Chapecoense, përfshirë këtu 22 futbollistë, stafi teknik, stafi mjekësor dhe zyrtarët, si dhe 21 gazetarë.

Image

72 persona ishin udhëtarë dhe 9 të tjerë anëtarë të bordit.

Dhe, mediat e huaja e kanë publikuar një fotografi, ku shihet njëri nga pesë të mbijetuarit, i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore, me lëndime të mëdha trupore, pas aksidentit fatal. /Zëri/

Image