Portieri i mbijetoi rrëzimit të aeroplanit, e telefonoi gruan dhe vdiq

Sport November 29, 2016 - 21:04

Portieri i Chapecoenses, Marcos Danilo, ishte njëri nga shtatë të mbijetuarit fillimisht nga dizastri i mbrëmshëm, ku e humbën jetën 76 njerëz, ndërsa pesë të tjerë shpëtuan, nga 81 udhëtarë sa ishin në bordin e aeroplanit të rrëzuar, shkruan zeri.info.

Sipas mediave braziliane, 31 vjeçari i mbijetoi aksidentit dhe i telefonoi baashkëshrtes së tij nga shtrati i spitalit në Medellin, Kolumbi.

Mirëpo, ai vdiq pak minuta më vonë pas një sulmi në zemër, duke e bërë kështu vdekjen më të dhimbshme nga të tjerët, që vdiqën në vend. /Zëri/