Prishtina arrin fitoren e parë ndaj ekipit të pamposhtur në Ligën Ballkanike

Sport December 01, 2016 - 20:41

Kampioni i Kosovës, Prishtina, ka shënuar fitoren e parë në Ligën Ballkanike.

Pas dy humbjeve në dy ndeshjet e para, Prishtina ka fituar në shtëpi 79:67 ndaj ekipit të Kumanovës që deri tani ishte i pamposhtur në pesë ndeshje.

“Plisat” ishin më të mirë në dy periudhat e para duke përfunduar pjesën e parë me pesë pikë epërsi. Në pjesën e dytë Kumanova u afrua në periudhën e tretë, por në të fundit shkëlqeu Edmond Azemi për të ndihmuar Prishtinën për fitoren e parë.

M.J. Rhett ishte basketbollisti më efikas me 20 pikë të shënuara.

Tani Prishtina në Grupin A të Ligës Ballkanike ka 1 fitore e dy humbje.