Flamuri i Shqipërisë në këpucët e reja të Mustafit (FOTO)

Sport December 01, 2016 - 22:11

Shkodran Mustafi, mbrojtësi shqiptar i Arsenalit, ka prezantuar këpucët e tij të reja të futbollit në rrjetin social Instagram, ku shihet i vizatuar edhe flamuri i Shqipërisë.

Përkrah flamurit të Shqipërisë është edhe flamuri gjerman, pasi që Mustafi është lojtar i kombëtares gjermane.

Mustafi u transferua tek Arsenali gjatë kësaj verë, dhe është bërë i pazëvendësueshëm në mbrojtjen e këtij ekipi.

Edhe futbollisti tjetër shqiptar që luan në Premier Ligë, Xherdan Shaqiri, ka mbajtur flamurin e Shqipërisë në këpucët e tij të futbollit./Insajderi.com

Image