Guardiola: Conte është një nga trajnerët më të mirë në botë

Sport December 02, 2016 - 22:30
Pep Guardiola ka folur në konferencë për shtyp për trajnerin e Chelseat, Antonio Conten dhe skuadrën e tij.

Ai e ka vlerësuar lartë Conten duke thënë se skuadra e tij është në luftë për titull.

Manchester City nesër në ‘Etihad Stadium’ e pret Chelsean.

“Conte është një nga trajnerët më të mirë në botë aktualisht. Kam mësuar shumë gjatë kohës që kam qenë në Itali. Ata s’e kanë fare problem të qëndrojnë brenda zonës së tyre për 89 minuta dhe janë mjeshtër të kundërsulmeve”, deklaroi Guardiola.