A do ta ndërpresë Leo Messi “agjërimin” në “El Clasico”?

Sport December 02, 2016 - 23:46

Lionel Messi është golashënuesi më i mirë në histori të “El Clasicove”, por ai nuk ka shënuar ndaj Realit që nga viti 2013

Kanë kaluar tre vjet kur për herë të fundit ylli i Barcelonës, Leo Messi gjeti rrugën drejt portës së Real Madridit, shkruan Gazeta Express.

Lionel Messi është golashënuesi më i mirë në histori të “El Clasicove”, me 21 finalizime, por argjentinasi ka kohë që tani nuk shënon ndaj Real Madridit.

29 vjeçari nuk ka shënuar gol në një “El Clasico” që pesë ndeshje me radhë, diçka që do të tentojë ta bëjë të shtunën në “Camp Nou”, përcjell Gazeta Express.

Përveç 21 golave, Messi ka edhe 13 asistime në 32 paraqitje në “El Clasico”. /Express/