Fadil Vokrri nuk e mbajti premtimin!

Sport December 06, 2016 - 21:44

Shkruan: Nexhmedin Bunjaku, ish-futbollist dhe refer

Ishte e ditur se  pas pranimit te FFK/se ne UEFA dhe FIFA, anetari i Komitetit Egzekutiv nga Gilani z.Murat Hoxha,do terhiqej dhe keshtu me pat premtuar edhe mua  gjate nje kafeje ne hotelin Kristal.

Pak para  kuvendit  zgjedhore te fundit te FFK/s,ku pa asnje kunderkandidat dhe pa asnje vote kunder u rizgjodh edhe per nje mandat kryetari i tashem Vokrri,por  per  voten e Fc/Drita nga z.Sedat Pajaziti kryetar i atehereshem, i u premtua posti  i antarit te Komitetit Egzekutiv ne vend te z.Murat Hoxha,pasi qe ai te terhiqet,e kjo bisede dhe ky premtim nga  Vokrri ishte ba ne Hotelin Emerald,ku te pranishem kan qen edhe  Agim Ademi,dhe Eroll Salihu.

U pranuam ne UEFA dhe FIFA,dhe sipas premtimit,z,Murat Hoxha  dha doreheqje  qe e qmoj lart vendimin e tij  dhe kontributin e tij,dhe sipas mareveshjes apo premtimit te Vokrrit ne vend te tij duhej te vinte Sedat Pajaziti,por kete premtim  Vokrri nuk e mbajti,sepse sot ne Kuvendin qe u mbajt ne Gilan per anetare  te KE te FFK/s, ku u zgjodh  nje autsajder i futbollit Bekim Rexhepi, perball z.Nehat Osmanit legjendes se futbollit Gilanas dhe me gjere.

Vokrri lere qe nuk e mbajti premtimin e dhene,apo lere qe nuk e respektoi mareveshjen me z.Sedat Pajazitin  veteranin si futbollist dhe si kryetare i Fc/Drita,ai ndikoi  nepermes pioneve te tij Muharrem Sahiti dhe Malazog Hoxha, por edhe  i ndihmuar nga politika Gilanase,te zgjedhe  per anetare te KE ne vende te z,Murat Hoxha, Bekim Rexhepin/bashkeshorti i Valentina Bunjakut/Rexhepi /kryetare e kuvendit komunal te Gilanit,i panjohur  ne futbollin Kosovare.

Militantet si Malazog Hoxha  per te cilin kam shkruar edhe me heret se si ia siguron votat  Vokrrit, pasi qe eshte kryetar i Lidhjes Rajonale,edhe kesaj here e urdheroi qe te kujdeset per votat  e kandidatit B.Rexhepi.

Malazog Hoxha ,jo qe ishte i urdheruar  vetem nga  Vokrri,por edhe  nga funkcioneret e larte te tij,pra nga zonja Bunjaku/Rexhepi e cila luftonte per bashkeshortin e vet dhe  i pari i komunes Lutfi Haziri  i cili luftonte per  bashkeshortin e  bashkepartiakes se tije.

Malazog Hoxha ,siguroi votat  dikund neper klube me premtime se do ju delegoje gjygjetare qe do ju ndihmojne ne ndeshjet  ku ju deshironi, pasi qe ai e ben delegimin e gjygjetareve ne ligat rajonale,por edhe disa klubeve dhe shkollave te futbollit duke iu kercenuar si p,sh, Kf/Bashkimit nga Gilani, se nese nuk i apin voten nuk do i  u lejon te sterviten ne fushen sintetike te cilen ai e menagjon,shkollave u ka premtuar se  do zhvilllojne ndeshjet dhe stervitjet pa pagese.

Malazog Hoxha dhe Muharrem Sahiti  ishin edhe  ne klubin e vitise per te kerkuar dhe siguruan voten per kandidatin  tashme te zgjedhur padrejtesishte.

Kjo zgjedhje sot ne kuvendin per anetar te KE te FFK/se,eshte e padrejte,e ngjyrosur politikisht dhe e dirigjuar nga Federata e Futbollit te Kosoves,kryekeput Fadil Vokrrit.

Presim qe  Fadil Vokrri nuk do ta aprovoj kete zgjedhje te ketij kandidati,pra B.Rexhepi  dhe te  urdhenoje kuvend tjeter,por presim  edhe shkarkimin e menjehereshem te Malazog Hoxha  nga posti i kryetarit te lidhjes rajonale, ne te kunderten  do nxjerrim deshmi edhe me shume si per Malazog Hoxhen ashtu edhe per FFK/n.