Bayern fiton derbin kundër Atleticos (Video)

Sport December 06, 2016 - 22:46

Bayern Munich ka mposhtur 1:0 Atletico Madridn, por sërish ka mbetur në vendin e dytë në grup

Skuadra e Bayern Munichut i është hakmarrë Atletico Madridit për humbjen në Vincente Calderon, pasi e ka mposhtur 1:0.

Golin e vetëm dhe të fitores e shënoi sulmuesi Roert Lewandowski nga gjuajtja e lirë.

Pavarësisht kësaj fitoreje Bayern mbetet në vendin e dytë në Grupin D me 12 pikë, tre më pak se sa Atletico në vendin e parë, ndërsa nga vendi i tretë në Europa League shkon skuadra ruse Rostov. /Express/