Barca, lehtë dhe me shumë gola

Sport December 06, 2016 - 22:51

Barcelona e ka kompletuar në mënyrën më të mirë fazën grupore të Ligës së Kampionëve duke e mposhtur Borussia Moenchengladbachun me rezultat 4-0.

Katalunasit e gjetën vetëm një herë rrjetën në pjesën e parë, edhe atë me anë të Lionel Messit (16’). Asistues ishte Arda Turan.

Messi shënoi golin e dhjetë këtë sezon në Ligën e Kampionëve

Në gjysmën e dytë u tregua se kjo mbrëmje ishte pikërisht e Turan. Mesfushori turk realizoi tri herë në fraksionin e dytë të lojës.

Golin e parë, Arda e shënoi me kokë pas harkimit nga Denis Suarez (50’). Menjëherë pas, ai e realizoi golin e dytë personal (53’), falë asistimit të Vidal.

Kompletimi i het-trikut ndodhi në minutën e 67-të, kur Turan e gjeti golin pas asistimit të Alcacer.

Arda Turan realizoi het-trik

Ndeshja tjetër, ndërmjet Manchester Cityt dhe Celticut, përfundoi me rezultat 1-1. Patrick Roberts (4’) dhe Kelechi Iheanacho (8’) i shënuan golat në këtë përballje.

Pas xhiros së fundit të fazës grupore, Barcelona vazhdon tutje nga vendi i parë me 15 pikë, Manchester City është kualifikuar nga vendi i dytë me nëntë pikë, ndërsa Borussia Moenchengladbachu do të luajë në Europa League.