UEFA kërcënon Skenderbeun (FOTO)

Sport December 08, 2016 - 19:27

Konsiderohej çështje e mbyllur me përjashtimin një vjeçar nga kompeticionet evropiane por siç duket  Skenderbeu rrezikon dënim edhe më të rëndë.

‘Kampionët e Shqipërisë përballen me dënim të mëtejshëm për trukim ndeshjesh’, thuhet kështu në Daily Mail.

Daily Mail i referohet deklaratave të Emilio Garcias, kreut të njësisë disiplinore dhe integritetit në Uefa se gjatë një konvente ndërkombëtare për sportin me temë fiksimin e ndeshjeve, Garcia citohet të ketë deklaruar se “Përjashtimi 1-vjeçar i 6 here kampioneve të Shqipërisë këtë vit ishte vetëm një përjashtim paraprak dhe se organet disiplinore te Uefas janë duke marrë në konsideratë masa të mëtejshme disiplinore.”

Gjatë seminarit Garcia ka bërë të ditur se rasti nisi të ndiqej nga Uefa mbi dyshimet për dy ndeshje të dyshuara si te trukuara në kualifikueset e Champions League dhe dy ndeshje në grupet e Europa League 2015.

Ndëshkimi 1 vjeçar për Skenderbeun erdhi pas raportit të kompanisë së kontraktuar nga UEFA për monitorimin e flukseve të dyshimta të kuotave të basteve dhe këtu qëndron dhe thelbi i çeshtjes./gazetametro.net

Image