Prishtina vazhdon me trajnerin gjerman

Sport December 08, 2016 - 21:25

Lutz Lindemann do të mbetet trajner i Prishtinës edhe në stinorin pranveror të Vala Superligës.

Është nënkryetari i Prishtinës, Afrim Muçiqi, që thekson se Lindemann do ta drejtojë skuadrën bardhekaltër.

“Lindemann është dhe do të mbetet trajner i Prishtinës edhe në stinorin pranveror”, tha Muçiqi për Gazetën Olle.

Prishtina ka filluar sot përgatitjet pas një pushimi një javor, derisa sipas Muçiqit, një pjesë e skuadrës, kryesisht lojtarë të rinj do të udhëtojë për në Gjermani, ku do të marrë pjesë në një turne.