Historike: Publikohet lista e FIFA-s me gjyqtarët kosovarë

Sport December 08, 2016 - 22:48

Çdo fundvit, FIFA publikon listën e gjyqtarëve të rinj, por edhe të atyre që konfirmohen si pjesë e këtij institucioni për vitin vijues.

Mirëpo, kësaj radhe kjo liste vlerësohet si historike për Kosovën. Kjo pasi në të ndodhen tre gjyqtarët nga Kosova, kryesori Genc Nuza dhe asistentët, Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, shkruan Gazeta Sheshi.

Në këtë listë të publikuar për zonën e Evropës (UEFA) e në të cilën ndodhen mbi 500 gjyqtarë nga të gjitha kategoritë, më i riu figuron të jetë ai nga Kosova, Genc Nuza me vetëm 27 vjet.

Kliko këtu: Kjo është lista më e re e FIFA-s ku ndodhen edhe gjyqtarët kosovarë

Image