Salzburgu i Berishës mposhti Schalken e Avdijajt, por eliminohet nga Europa League

Sport December 08, 2016 - 23:05

Salzburgu i Valon Berishës është eliminuar nga Europa League

Pavarësisht fitores prej 2:0 ndaj Schalkes, ku për ekipin gjerman luajti nga minuta e parë ylli i ri i Kosovës, Donis Avdijaj, Slazburg është eliminuar nga Europa League.

Në këtë ndeshje, nuk luajti mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha. Derisa Schalke është kualifikuar si lider në Grupin I me 15 pikë të grumbulluara. /Express/