Lëndimi i Baillyt nuk është serioz
						Sport
						December 15, 2016 - 21:13
					
										
					Mbrojtësi i Manchester United ka bërë të qartë se lëndimi i tij i djeshëm ndaj skuadrës së Crystal Palace,nuka ka qenë shumë serioz.
Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë u kthye këtë muaj pas shtatë javësh mungesë për shkak të lëndimit të ligamenteve të gjurit, madje dhe luajti si startues në ndeshjen e djeshme të zhvilluar në “Selhurst Park”, transmeton “Zëri.info”.
“Jam i lumtur t’iu kumtoj se lëndimi nuk ka qenë serioz.Shpresoj që shumë të shpejtë të jem i gatshëm për skuadrën.Faleminderit për mbështetjen tuaj”, shkroi Bailly në twitter./ZËRI/