Rashica pritet nga Haradinaj, i dhuron fanellën e Kosovës (FOTO)

Sport December 27, 2016 - 19:50

Mesfushori i Kosovës dhe klubit të futbollit Vitesse, Milot Rashica është pritur nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

 

Rashica është pritur nga familja Haradinaj në Gllogjan  dhe Prishtinë, transmeton Klan Kososva.

Me këtë rast, Rashica i ka dhuruar Haradinajt një fanellë me numrin shtatë, të Përfaqësueses së Kosovës.

“Faleminderit z.Ramush Haradinaj dhe familjes së tij për mikpritjen në Prishtinë dhe Gllogjan”, ka shkruar Rashica në Facebook.

Image