Liverpooli shkatërroi Stoke Cityn, në hap me Chelsean (Video)

Sport December 27, 2016 - 20:22

Liverpooli ka shkatërruar Stoke Cityn, duke e mposhtur me rezultat 4:1

Liverpooli ka vazhduar me formën e mirë në Premierligë. Në xhiron e 18’të, skuadra e Jurgen Klopp ka triumfuar 4:1 ndaj Stoke City, në ndeshjen ku fillimisht panë vetën në disavantazh, duke e përmbysur rezultatin.

Golat për Liverpoolin i shënuan Firmino, Sturridge, Lallana dhe autogol nga Giannelli Imbula, derisa për Stoke City shënoi Jonathan Walters. Xherdan Shaqiri nuk luajti asnjë minutë në këtë ndeshje.

Pas kësaj fitore, Liverpooli ka rrëmbyer pozitën e dytë me 40 pikë të grumbulluara, gjashtë më pak se lideri Chelsea. /Express/