Anzhi zbulon arsyen e shitjes së Bernard Berishës

Sport December 27, 2016 - 22:09

Bernard Berisha mund të quhet lojtar i ri i Terek Groznyt, pas marrëveshjes së dy klubeve, Anzhi – Terek Grozny, edhe pse zyrtarizimi i palës së lojtarit mungon ende.

Klubi i tij, Anzhi, përmes një deklarate të lëshuar sot, ka bërë të ditur arsyet e shitjes së Berishës.

Sipas tyre, klubi ndodhet në krizë financiare dhe pikërisht për këtë arsye janë duke shitur lojtarët, shkruan “tass.ru”, raporton Gazeta Olle.

Anzhi fiton nga shitja e lojtarit pejan rreth 2.5 milionë euro.

Lojtari karrierën e ka filluar te Besa e Pejës pastaj karrierë bëri edhe në Shqipëri te Besa e Kavajës dhe Skënderbeu nga u shit në Rusi.