Zyrtare: Ish-kapiteni i Kosovës bëhet me skuadër (Foto)

Sport December 27, 2016 - 23:20

Anel Rashkaj është bërë me skuadër

Ish kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Anel Rashkaj, është bërë me skuadër të re, pas largimit nga Sandnes Ulf, transmeton Gazeta Express. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rashkaj ka bërë të ditur se është transferuar te skuadra e Afc Eskilstuna.

“Rikthim në ligen e parë të Suedisë në ekipin Afc Eskilstuna”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.

Kujtojmë se Rashkaj ishte kapiten i Kosovës në ndeshjet e para të Kombëtares sonë, ku bëri tri paraqitje. /Express/

Image