Dështon Juventusi (Video)

Sport January 15, 2017 - 22:46

Fiorentina e ka mposhtur 2:1 Juventusi

“Zonja e Vjetër” ka pësuar humbjen e katërt këtë edicion në Serie A, pasi u mposht 2:1 nga Fiorentina në xhiron e 20’të, transmeton Gazeta Express.

Për Fiorentinan shënuan Nikola Kalinic dhe Milan Badelj, derisa golin e nderit për Juventusin e shënoi sulmuesi Gonzalo Higuain.

Pas kësaj humbje, Juve mbetet në kuotën e 45 pikëve, vetëm një më shumë se Roma, por “Zonja e Vjetër” ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Express/