Peja 'fundos' Trepçën

Sport January 18, 2017 - 21:36

Peja e ka “fundosur” Trepçën, së cilës ia ka shkaktuar humbjen e dytë brenda pak ditësh, pas asaj me rezultat zyrtar, shkruan zeri.info.

Verdhezinjve u janë nevojitur vazhdimet për ta siguruar fitoren në shtëpi me rezultat 80:75, ndërsa loja e rregullt është mbyllur baras, 66:66 dhe pejanët kanë barazuar vetëm në sekondat e fundit.

Çereku i parë është mbyllur 15:14 për vendësit, kurse ajo e dytë ishte e barabartë, 19:19, për t’u mbyllur pjesa e parë me një pikë epërsi për pejanët, 34:33.

Çereku i tretë iu ka takuar mysafirëve, të cilët e kanë mbyllur atë 19:15, për ta marrë kryesimin në rezultat, por Alban Veseli me shokë barazuan gjithçka në fund të periudhës së katërt, ndërsa ishin më të mirë në vazhdimin prej pesë minutash.

Tash, mitrovicasve iu nevojitet gjithsesi fitorja për t’u kualifikuar në fazën tjetër pasi gjenden në pozitën e parafundit të Grupit A në Ligën Ballkanike, kurse pejanët me këtë fitore e morën primatin në grup. /Zëri/