Eliminohet Prishtina

Sport January 24, 2017 - 20:41

Për Sigal Prishtinën, eksperienca në Ligën Ballkanike ka marrë fund para kohe, shkruan zeri.info.

Bardhekaltrit janë eliminuar qysh në fazën e parë, të grupeve, pas paraqitjeve të zbehta këtë edicion.

Humbja e sontme nga Kozuvi me rezultat 73:65 ua dha goditjen e fundit prishtinasve, të cilët kishin një shpresë shumë të vogël për të ecur tutje.

Kozuvi e fitoi çerekun e parë 23:14, ndërsa ishte bindës edhe në atë të dytë, të cilin e mbylli 20:10, për ta kryer pothuajse çështjen e fituesit qysh në pjesën e parë.

Prishtinasit kanë reaguar në periudhën e tretë, të cilën e fituan 25:13, kurse atë të fundit e fituan vendësit, 17:16, e cila iu mundësoi të shkonin tutje në këtë kompeticion, kurse kampionët e dyfishtë të Ligës Ballkanike kthehen në shtëpi. /Zëri/