Eliminohet edhe Bashkimi nga Liga Ballkanike

Sport January 24, 2017 - 20:57

Pas Sigal Prishtinës, Bashkimi është skuadra e dytë kosovare që është eliminuar sonte nga faza e parë e Ligës Ballkanike.

Skuadra prizrenase është mposhtur në shtëpi nga KK Teodo me rezultat 76:79 dhe i thotë kështu herët lamtumirë këtij kompeticioni, shkruan zeri.info.

Mysafirët e fituan çerekun e parë 25:22, ndërsa në atë të dytë ishin edhe më bindës, 21:12.

Periudha e tretë ka qenë e nivelizuar, 16:16, derisa në 10 minutëshin e fundit prizrenasit dhanë gjithçka nga vetja, duke e fituar atë 26:17, por që ishte e pamjaftueshme për ta përmbysur rezultatin. /Zëri/